Ish-ushtarët e Ushtrisë Boshnjake rigjykohen për përdhunimin e një vajze serbe

Evropë

Ish-ushtarët e Ushtrisë Boshnjake rigjykohen për përdhunimin e një vajze serbe

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:46
Bosnje

Rigjykimi i Samir Kesmer dhe Mirsad Menziloviç për përdhunim në periudhën e luftës filloi të premten në gjykatën shtetërore në Sarajevë.

Të dy burrat u dënuan fillimisht në korrik 2018 me nga pesë vjet e gjysmë burg secili për përdhunimin e një vajze të mitur serbe në lagjen Velesici të Sarajevës në maj 1993, por dhoma e apelit e gjykatës e anuloi vendimin dhe i dërgoi burrat për rigjykim.

“Pala e dëmtuar ishte një e mitur civile në momentin e kryerjes së krimit. Një gjetje e një dëshmitari ekspert përcaktoi se aftësia e saj për të bërë një jetë normale ra me 30 për qind si rezultat i atij akti,” tha prokurori Marijana Coboviç në deklaratën e saj të hapjes.

Avokati i Kesmerit, Senad Dupovaç, tha se mbrojtja do të hedhë poshtë akuzat duke argumentuar se krimi nuk ndodhi në mënyrën e përshkruar në aktakuzë, se Kesmer nuk ishte një ushtar i Bosnjës dhe se rasti ka të bëjë me një krim që ishte pjesë e një vendimi të dhënë në vitin 1993.

Një i pandehur i tretë, Elvir Muminoviç, u dënua fillimisht së bashku me Kesmerin0 dhe Menziloviçin, por dhoma e apelit e ndau rastin e tij nga të tjerët, sepse ai ishte në arrati.

“Rastet po ndahen sepse i pandehuri nuk është në dispozicion të gjykatës dhe është nuk është aspak e sigurt se kur mund të bëhet i disponueshëm ai,” tha gjyqtari i dhomës së apelit Mirko Bozoviç.

Avokati mbrojtës Senad Biliç tha se Muminoviç i tha atij se ai ndodhet në Zvicër.

“Mund të them vetëm se kam folur vetëm një herë me të pandehurin pas dhënies së vendimit të shkallës së parë. Me këtë rast ai më tha se ishte në Zvicër, sepse ka nënshtetësi boshnjake dhe të atij vendi. Ai madje më kërkoi të informoja gjykatën për këtë. Unë u përpoqa të kontaktoja me të në mënyra të ndryshme pas kësaj, por nuk pata sukses,” tha Biliç.

Muminoviç u dënua fillimisht me gjashtë vjet burg për përfshirjen e tij në përdhunimin e vajzës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat