Airbnb do t’i paguajë katër persona për të jetuar tre muaj në një fshat piktoresk të Italisë

Evropë

Airbnb do t’i paguajë katër persona për të jetuar tre muaj në një fshat piktoresk të Italisë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Itali

Pjesa më e keqe e çdo vizite jashtë vendet shpeshherë është kthimi në shtëpi. Mendimi i rikthimit në punë pas një jave pushim duke u relaksuar nën rrezet e diellit padyshim se na mbush pak stres e frikë.

Por, çfarë nëse ju themi se mund ta zgjatni pak atë ndjenjën e rrezeve të diellit? Çfarë nëse ju themi se ka një shans për t’i ikur orarit të mërzitshëm nga 09:00 – 17:00 për ta rrethuar veten me një ambient më të ngrohtë?

Pikërisht këtë është duke jua ofruar kompania Airbnb me mundësinë e re që është e hapur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Katër persona do të dërgohen të jetojnë në Grottole, një fshat i bukur në Italinë Jugore, ku do të mësohen të jetojnë me kulturën vendase dhe do të mësojnë si të flasin dhe gatuajnë italisht.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të punojnë në komunitet për ta rigjallëruar fshatin.

Çdo kush që ka fatin të përzgjidhet do të bëhet ‘qytetar i përkohshëm’ i fshatit, ndërkaq do të bëjë punë vullnetare për një organizatë jofitimprurëse që quhet ‘Wonder Grottole’, dhe që është themeluar nga banori i fshatit Andrea.

“Ëndrra ime është ta ripopullojë qendrën historike të fshatit. Në 10 vitet e ardhshme ne do të dëshironim ta shinim Grottole të mbushet me kultura të ndryshme dhe me njerëz që përshtaten lehtë me komunitetin vendas”, ka thënë ai.

“Ky është një fshat me tradita të forta, ku mund t’i bini ziles së secilës derë dhe do të mirëpriteni si në një familje të vërtetë. Njerëzve u pëlqen të flasin për gjëra të vogla, madje pëlqejnë të ulen para derës së shtëpisë. Është një vend për t’i harruar brengat e qytetit katoik dhe për ta zbuluar dritën që mund të vjen nga jeta rurale”, ka shtuar ai.

Si qytetar i përkohshëm ju do të qëndroni në një shtëpi ‘Airbnb’ – ku nikoqir do të jetë vet Andrea, një mbajtës i bletëve dhe stilist flokësh i quajtur Rocco, prodhuesi i vajit të ullirit Giuseppe, dhe Rosa – kuzhiniere që do t’jua mësojë kuzhinën italiane.

Aplikimi është i hapur deri me datën 17 shkurt, ndërkaq kandidatët e suksesshëm do të qëndrojnë në Grottole nga muaji qershor deri në gusht.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat