Grabitje spektakolare: Hajnat në Belgjikë hynë në bankë përmes tubave të kanalizimit

Evropë

Grabitje spektakolare: Hajnat në Belgjikë hynë në bankë përmes tubave të kanalizimit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në Antwerp të Belgjikës janë duke i kontrolluar tubat e kanalizimit për të gjetur shenja të grabitësve pasi besohet se ata i kanë përdorur këto tuba për të hyrë në bankë dhe për të ikur më pas pa lënë gjurmë.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se grabitësit kanë hyrë në një ndërtesë që ndodhej përballë ndërtesës së bankës, ku më pas e kanë hapur një tunel të gjatë katër metra për t’u lidhur me një tub kanalizimi, që kalonte nën një rrugë.

Më pas, grabitësit duket se kanë lëvizur zvarrë nëpër tuba, të cilat kanë një diametër prej 40 centimetrash, e më vonë e kanë hapur edhe një tunel tjetër për të hyrë në dhomën e bankës ku ruhen kasafortat. Shenja e parë për hyrjen e grabitësve ishte aktivizimi i alarmit. Kjo bankë ndodhet afër këndit të diamanteve, ku në vitin 2003 ishin vjedhur stoli në vlerë të 100 milionë dollarëve.

Raportohet se hajnat kanë arritur t’i hapin disa kasaforta të bankës “BNP Paribas”, por banka nuk e ka bërë publike shumën e parave të vjedhura. Policia e ka kryer një kontroll në ndërtesën që ndodhet përballë bankës dhe e ka marrë në pyetje një person lidhur me këtë rast, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat