Në Britani 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët, 3 persona dërgohen në spital

Evropë

Në Britani 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët, 3 persona dërgohen në spital

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

 Katër fëmijë kanë vdekur brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Staffordshire. Zjarri ka rënë në orën 02:40, ndërkohë që shkaqet ende nuk dihen.

Një fëmijë tjetër dhe dy persona të rritur janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mediave të huaja, dëmtimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.

Ndërkohë që zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, autoritetet vendase kanë filluar hetimet për zbardhjen e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat