Rusia mbështet bisedimet mes Maduro-s dhe opozitës së Venezuelës

Evropë

Rusia mbështet bisedimet mes Maduro-s dhe opozitës së Venezuelës

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:40
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se kriza në Venezuelë mund të zgjidhej vetëm me bisedime me autoriteteve dhe opozitës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Vendet e mëdha evropiane të hënën u bashkuan me Shtetet e Bashkuara në njohjen e kreut të opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës, duke rritur një përballje globale mbi sundimin socialist të Nikolas Maduro.

"Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra e vetme për të dalë nga kjo krizë është duke ulur qeverinë dhe opozitën në tryezën e negociatave", u citua Lavrov nga RIA. "Përndryshe, thjesht do të jetë ndryshimi i njëjtë i regjimit që Perëndimi kishte bërë shumë herë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat