Franca dhe Gjermania projektojnë aeroplanët e rinj luftarakë

Evropë

Franca dhe Gjermania projektojnë aeroplanët e rinj luftarakë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Franca dhe Gjermania do të nënshkruajnë një marrëveshje me vlerë 65 milionë euro, e cila do të financohet nga dy vendet në dy vjetët e ardhshëm, në projektin e përbashkët për të dizajnuar gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve luftarakë.

“Aeroplanët deri në vitin 2024 duhet të zëvendësojnë modelet që aktualisht janë në përdorim nga Dashault Aviation dhe Airbus”, tha një burim i paidentifikuar i Reuters.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel njoftuan për herë të parë planet për një sistem të ri aeroplanësh luftarak (FCAS) në korrik të vitit të kaluar, ku do të përfshijë aeroplanët luftarakë dhe një varg mjetesh të ngjashme luftarake, duke përfshirë dronët.

Kompania franceze Safran dhe MTU Aero Engines gjermane do të zhvillojnë së bashku një motor të ri të këtyre aeroplanëve, njoftoi një burim i paemëruar nga agjencia e sigurisë gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat