Shpëtohet adoleshenti, 45 orë pas shembjes së ndërtesës në Stamboll

Evropë

Shpëtohet adoleshenti, 45 orë pas shembjes së ndërtesës në Stamboll

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Foto Ilustrim

Një adoleshent është shpëtuar të premten nga rrënojat e pallatit të shembur në lagjen Kartal të Stambollit.

Lajmi vjen plot 45 orë pas tragjedisë që la të paktën 14 të vdekur dhe 13 të plagosur.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Soylu, tha se i shpëtuari është 16-vjeçari Mert Aydin.

Sipas ministrit, numri i personave të nxjerrë nga poshtë rrënojave ka arritur në 14, përcjell javanews.al.

Ndërkohë, sipas medias turke vijon puna e pandërprerë për nxjerrjen nga rrënojat edhe të 5 personave të tjerë, me të cilët është arritur të komunikohet.

Një ndërtesë 8 katëshe, 3 prej të cilëve ishin pa leje, u shemb ditën e mërkurë në Kartal Të Stambollit.

Pallati kishte 14 apartamente, por fatmirësisht jo të gjithë banorët ndodheshin në banesa në momentin e shembjes çka mund ta bënte bilancin edhe më tragjik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat