Stuhia 'Erik' detyron avionët të rimarrin kuotë në aeroportin Heathrow në Londër

Evropë

Stuhia 'Erik' detyron avionët të rimarrin kuotë në aeroportin Heathrow në Londër

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Në aeroportin Heathrow në Londër, për shkak të erërave të forta shkaktuar nga stuhia Erik, disa avionë të kompanisë British Airways kanë qenë të detyruar të rimarrin kuotë, pasi e kanë patur të pamundur të uleshin në pistë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve ditë më parë për shkak të disa dronëve që kishin cënuar sigurinë aeroportuale si dhe erërave të forta të ditëve të tjera, kjo është e treta herë brenda muajit që aeroporti londinez ndërpret fluturimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat