"Xhaketat e Verdha" vazhdojnë me protestat masive në Francë

Evropë

"Xhaketat e Verdha" vazhdojnë me protestat masive në Francë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Francë

Mijëra protestues kanë hyrë në javën e trembëdhjetë të protestave në Francë, duke rritur kështu presionin ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha” kanë marshuar të shtunën në Paris ku ndodhën disa përleshje dhe përballje me autoritetet e rendit, si dhe një protestues lëndoi dorën me një eksploziv të vogël.

Protestat masive në Francë filluan në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar, kundër ngritjës së cmimit të naftës dhe më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macronit.

Disa protestues kanë hedhur mjete të forta ndaj forcave të sigurisë, si dhe dogjën një veturë të policisë, e disa xhama të dyqaneve u dëmtuan.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se numri total i protestuesve në Francë ka arritur në 12,000, duke përfshirë 4 mijë në Paris./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat