Conte apel BE-së: Përshtatuni me kërkesat popullore për rritje ekonomike

Evropë

Conte apel BE-së: Përshtatuni me kërkesat popullore për rritje ekonomike

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Kryeministri italian Giuseppe Conte

Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri thirrje të martën për një Bashkim Evropian më pak të ashpër dhe më shumë në përputhje me kërkesat popullore për rritje ekonomike, por ai u përball me një kritikë të ashpër pas fjalimit të tij në legjislaturën e BE.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg si pjesë e një sërë kontributesh nga liderët kombëtarë në një debat për të ardhmen e Bashkimit, Conte theksoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë populiste të Romës në integrimin në BE, një angazhim ndaj të cilit dyshohej pas zgjedhjes së koalicionit vitin e kaluar.

Por, në rinovimin e thirrjeve italiane për më shumë fleksibilitet në rregullat e buxhetit të eurozonës, instrumente të përbashkëta të borxhit për zonën e monedhës së BE, një fond papunësie të BE dhe një ndryshim në rregullat që synojnë të shmangin falimentimet e reja të bankave, tha se vitet e shtrëngimit kishin nxitur një pykë midis elitave dhe njerëzve që rrezikuan Bashkimin.

“Opozita e fuqishme që populli evropian, në format e tij të ndryshme, po demonstron përballë elitave, flet për ndërgjegjen tonë dhe na kujton se politika, tepër e sigurt për arsyet ekonomike, nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhe ka hequr dorë nga misioni i saj”, u tha Conte ligjvënësve të mbledhur.

Duke këmbëngulur se administrata e tij po mbante “llogaritë në rregull”, Conte tha se po kërkonte gjithashtu të stimulonte rritjen. Ai i bëri thirrje BE-së t’i japë fund argumenteve të gjata mbi mënyrën se si të merren me emigrantët që vijnë përmes detit në të gjithë Mesdheun, një ankesë e hershme italiane, dhe të luajë një rol më të fortë dhe më të bashkuar në çështjet globale duke ruajtur dialogun me fuqitë e tjera të tilla si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Por udhëheqësit e grupeve politike kryesore, aleatët italianë të të cilëve u gjendën të përjashtuar nga pushteti në Romë me ngritjen e koalicionit të Lidhjes Populiste dhe Lëvizjes “5-Yjet, u rreshtuan për të kritikuar qeverinë e Contes.

Ata kundërshtuan shmangien e Romës nga rregullat e buxhetit të eurozonës, duke miratuar masat kundër azilkërkuesve, apo animin kah Rusisë për të penguar mbështetjen e BE për opozitën në Venezuelë.

Shkëmbimet e mprehta me një kryeministër i cili, si një rishtar akademik dhe politik, shihet si fytyra e moderuar e një qeverie të dominuar nga zërat radikalë, ilustruan temat që do të transmetohen në zgjedhjet për asamblenë e BE-së këtë maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat