Policia boshnjake vret të arratisurin më të kërkuar

Evropë

Policia boshnjake vret të arratisurin më të kërkuar

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:17
Foto

Një zyrtar policor ka thënë se personi i arratisur, i quajtur Edin Gagiq, ndërroi jetë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe forcave të policisë, ndërsa një polic është plagosur lehtë. Ai dyshohej për vrasjen e një polici dhe pronarit të një dyqani. Këto vrasje kishin shkaktuar panik në tërë vendin.

Pas një operacioni të gjerë të kërkimit, në të cilin u përfshinë qindra policë, hetuesit policorë arritën ta përcaktojnë vendndodhjen e të dyshuarit në një zonë malore të mbuluar me borë. Këto hollësi i dha zyrtari i ministrisë së brendshme, Mevludin Haliloviq.

Personi i vrarë kishte vuajtur më parë dy dënime me burgim për vrasje, por ishte liruar në vitin 2017 pasi e kishte përfunduar dy të tretën e dënimit me 20 vjet burgim. 

Disa zyrtarë boshnjakë e kanë kritikuar sistemin e drejtësisë për shkak të lirimit të hershëm të të burgosurit, pavarësisht të kaluarës kriminale të tij, shkruan “Free Europe”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat