May: Nuk ka vonesë në Brexit, largohemi më 29 mars

Evropë

May: Nuk ka vonesë në Brexit, largohemi më 29 mars

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May tha sot se qeveria e saj nuk ka ndryshuar qëndrimin dhe se nuk dëshiron të shtyjë datën e Brexit - 29 Mars kur Britania e Madhe duhet të largohet nga BE.

"Është shumë e qartë se kur kemi nisur nenin 50, pozita e qeverisë ka qenë të ketë një afat dyvjeçar që përfundon më 29 mars dhe ne po punojmë për të", tha May, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat