Panama dhe Arabia Saudite i shtohen listës së zezë të BE-së për pastrimin e parave

Evropë

Panama dhe Arabia Saudite i shtohen listës së zezë të BE-së për pastrimin e parave

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Foto

Komisioni Europian shtoi Arabinë Saudite, Panamanë dhe vende të tjera në një listë të zezë të kombeve që përbëjnë një kërcënim për bllokun për shkak të kontrolleve të dobëta kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave, tha ekzekutivi i BE të mërkurën.

Në total janë përfshirë 23 vende. Ata janë Afganistani, Samoa Amerikane, Bahamas, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guam, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panama, Porto Riko,  Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidad dhe Tobago, Tunizi, Ishujt Virgjionale të SHBA dhe Jemen.

Përveç dëmeve reputacionale, përfshirja në listë i ndërlikon marrëdhëniet financiare me BE.

Bankat e bllokut do të duhet të kryejnë kontrolle shtesë për pagesat që përfshijnë entitetet nga vendet e listuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat