Turqia arreston 52 sirianë për lidhje me ISIS-in

Evropë

Turqia arreston 52 sirianë për lidhje me ISIS-in

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Policia turke arrestoi sot 52 sirianë të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik.

Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Osmangazi në krahinën Bursa, në veriperëndim të vendit.

Agjencia private e lajmeve DHA tha se policia në agim ka kryer bastisje të njëkohshme në pesë vende.

Turqia u godit në vitin 2015 dhe 2016 nga një valë sulmesh për të cilat  u akuzuan anëtarët e shtetit islam dhe ekstremistët kurdë. Rreth 300 vetë u vranë në këto sulme, transmeton AP.

Ndryshe, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll gjatë pushimeve të vitit 2017. Në këtë sulm, 39 njerëz u vranë, shumica e tyre ishin të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat