Tensione Romë-Bruksel, kritika kryeministrit Conte: Je kukulla e Salvinit dhe Di Maiose

Evropë

Tensione Romë-Bruksel, kritika kryeministrit Conte: Je kukulla e Salvinit dhe Di Maiose

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:27
Tensione Romë-Bruksel

Pas sherrit mes Matteo Salvinit dhe Emmanuel Macronit janë shfaqur hapur edhe tensionet mes Romës e Brukselit, të nisura që me çështjet e emigracionit dhe buxhetit, e që shpërthyen me “gjyqin” e bërë kryeministrit Giuseppe Conte në Parlamentin Europian.

Pas fjalimit të tij të parë atje, politikanë në zë të BE-së e kryqëzuan shefin e ekzekutivit italian, duke e cilësuar një figurë në hije, veprimet e të cilit diktohen nga dy zëvendësit e tij.

“Pyetja ime për ju, zoti Conte, është: Edhe për sa kohë do të vazhdoni të jeni kukulla e Salvinit dhe Di Maios?”, i tha eurodeputeti Guy Verhostadt.

Komentet e Verhostadtit, Conte i cilësoi “fyese, jo thjesht për atë vet, por për të gjithë njerëzit që përfaqëson”.

“Unë nuk jam kukull”, këmbënguli kryeministri italian.

Matteo Salvini i doli menjëherë në mbrojtje, duke e quajtur të “turpshme” që burokratët europianë fyejnë jo vetëm kreun e ekzekutivit, por të gjithë Italinë.

“Elitat europiane janë kundër zgjedhjeve që bën populli, – tha Salvini në deklaratën e tij. – Por më 26 maj, votuesit do t’i bëjnë më në fund të mbledhin plaçkat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat