U arratis në Siri te ISIS’i, 19-vjeçarja kërkon të kthehet në Britani

Evropë

U arratis në Siri te ISIS’i, 19-vjeçarja kërkon të kthehet në Britani

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Shamina Begum

Një 19-vjeçare britanike, Shamina Begum, e arratisur nga Londra për t’iu bashkuar ISIS-it në vitin 2015, ka pohuar se kërkon të kthehet në Birtani të Madhe, duke mos pretenduar asgjë. Vajza e ka rrëfyer qëllimin e saj në gazetën “Times”.

Gazeta ka gjetur strehën e vajzës në kampin e refugjatëve në al Hol, Siria. Shamina kërkon të kthehet në shtëpi për të rritur fëmijën e tretë – është në muajin e nëntë të shtatzënisë -, pasi, dy të tjerët i kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes.

“Unë e di se çfarë të gjithë” në Mbretërinë e Bashkuar “mendojnë për mua,” ka rrëfyer ajo “pasi ju keni lexuar çdo gjë që është shkruar për mua online. Por unë vetëm dua të marr përsëri fëmijën tim. Unë do të bëj gjithçka që ju duhet që të kthehem dhe të jetoj në heshtje me fëmijën tim”. Vajza kishte ikur në Siri në shkurt të vitit 2015 me dy vajza të tjera të rreja, Kadiza Sultana (atëherë 16 vjeçe) dhe Amira Abase (15): ajo injoron faktin se çfarë ndodhi me to. “Nuk pendohem që po vij këtu”, tha ajo.

Vajza siguroi se ka jetuar “normalisht” në Raqqa, kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS-it, “kam bërë jetën që doja, e martuar me një luftëtar holandez të Shtetit Islamik. Fakti që ka parë një kokë të prerë në plehra nuk i ka “krijuar probleme”. Pas pushtimit të rajoneve të mëdha në Siri dhe Irak, në vitin 2014, xhihadistët janë fshehur tashmë në një sipërfaqe prej pak më shumë se një kilometër katror në lindje të Sirisë, sipas një zëdhënësi të aleancës arabo-kurde, forcave demokratike siriane. Shamina Begum iku nga lufta në Baghouz, në kufirin e Irakut. “Unë kisha frikë se fëmija im, gati për të lindur, do të vdiste si dy të tjerët nëse qëndroja. Unë jam larguar për këtë arsye nga Kalifati. Gjithçka që unë dua tani, është të kthehem në Britani”.

Humbjet territoriale të grupit sunnit në Siri dhe perspektiva e një tërheqjeje amerikane, mund të shkaktojë një shpërndarje të luftëtarëve të huaj të ISIS-it. Rreth 200 xhihadistë britanikë janë aktualisht në rajon, kishte treguar në janar kreu i antiterrorizmit britanik, Neil BasuShamina Begum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat