“Një rrugë tjetër”, Matteo Renzi pranon gabimet në qeverisje - Bota Sot
“Një rrugë tjetër”, Matteo Renzi pranon gabimet në qeverisje

Evropë

“Një rrugë tjetër”, Matteo Renzi pranon gabimet në qeverisje

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Ilustrim

"Jam vetëm 44 vjeç dhe jam një ish,një ish-kryeministër, një ish-ministër, ish-kryetar Partie, ish-kryetar Bashkie dhe një ish-kryetar i Këshillit të Europës". 

Kështu e nis librin e tij “Një rrugë tjetër” Matteo Renzi, i cili la gjurmë në qeversisje dhe në vendimmarrje në shtetin italian. 

Në konferencën për shtyp të promovimit të librit të tij, ai shfaqet solid dhe tepër i qartë mbi situatën aktuale të politikës italiane, gabimet e tij në qeverisje por nuk harron të vërë theksin mbi qeverisjen e tanishme.

Renzi: "Kemi bërë gabime në qeverisje por përsëri jemi më mirë se ata që po na qeverisisn sot. Por nëse një nga motivet e humbjes time në zgjedhje ka qenë çështja e emigracionit, e rëndësishme është që nuk kam humbur fytyrën". 

Ky është një libër mbi politikën italiane e jo mbi Partinë Demokratike, një analizë mbi të tashmen e të ardhmen e politikës italiane, një reflektim mbi qeverisjen e së shkuar por dhe mbi gabimet e qeverisjes së sotme, është një libër i cili zbardh motivet e mospranimit të tij për të bashkëqeverisur me 5 Yjet pas zgjedhjeve të 4 marsit të 2018, por dhe një tentativë për të gjetur pikat kyçe për një rrugë tjetër që duhet të marrë Italia. 

Libri i tij “Një rrugë tjetër në Italinë e së ardhmes” duket se do të ngjallë debat dhe do të krijojë “trazira” në opinionin e gjerë publik në Itali. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...