Sheshohen mosmarrëveshjet, Macron rikthen ambasadorin në Romë - Bota Sot
Sheshohen mosmarrëveshjet, Macron rikthen ambasadorin në Romë

Evropë

Sheshohen mosmarrëveshjet, Macron rikthen ambasadorin në Romë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Ilustrim

Ambasadori i Francës në Itali u kthye në Romë të premten, tetë ditë pas tërheqjes së tij nga Presidenti Emmanuel Macron, pasi fqinjët evropianë e ndreqën krizën më të keqe diplomatike mes tyre, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një diplomat i lartë francez e përshkroi tërheqjen si “terapi elektroshok” të nevojshme për t’i dhënë fund “sulmeve të përsëritura dhe të pabaza” nga udhëheqësit politikë italianë, kundër Francës.

Disa komentues e panë tërheqjen si reagim të tepërt, por zyrtarët francezë thanë se ia kishin dalë të bindin politikanët italianë për të riafirmuar publikisht miqësinë e tyre me Parisin dhe për të ndalur sulmin e tyre verbal, të paktën tani për tani.

“Ne i ramë bilbilit me zë të lartë, për të ndaluar të gjithë atë që po ndodhte”, tha diplomati i lartë francez, duke komentuar vendimin e Parisit zyrtar, për të tërhequr ambasadorin nga Roma.

Ambasadori u prit në kthimin e tij nga presidenti italian Sergio Mattarella, tha një burim në zyrën e Macron. Ai gjithashtu dërgoi edhe një letër nga Macron, duke ftuar Mattarellën në Francë për një vizitë shtetërore në muajt e ardhshëm.

Lidhjet mes aleatëve tradicionalisht të ngushtë janë tensionuar gjithnjë e më shumë që nga mesi i vitit 2018, me zëvendëskryeministrat e Italisë, Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, që shigjetuan vazhdimisht Macron dhe në qeverinë e tij, kryesisht mbi migracionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...