Sot në Mal të Zi protestohet kundër Gjukanoviqit

Evropë

Sot në Mal të Zi protestohet kundër Gjukanoviqit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Milo Gjukanoviç

Ky grup njerëzish e akuzon udhëheqësin e përjetshëm të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, për korrupsion sistematik dhe kufizim të lirisë së shtypit. Përveç dorëheqjes së tij kërkohet edhe ajo e prokurorit të lartë shtetëror, Ivica Stankoviç, dhe atij përgjegjës për krimin e organizuar, Milivoje Katniç. Të dy këta zyrtarë, sipas BIRN-it akuzohen se kanë injoruar provat dhe nuk e kanë gjurmuar korrupsionin në rrethin e ngushtë të Gjukanoviçit.

“Po presim ende rezultatin e gjykimit për manipulime në zgjedhje, pastrim parash dhe skandalet e korrupsionit”, thuhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga organizatorët e tubimit.

Protesta me moton “Odupri se!” (Rezisto!), vjen në kohën kur vendi përballet me një krizë të thellë politike. Në mesin e muajit janar u bë publike një video, në të cilen shihej Dusko Knezeviç, president i Bankes “Atlas Group” teksa i dorëzonte një zarf një anëtari të partisë së Gjukanoviçit, DPS, i cili përmbante – nga sa rrëfeu më vonë vet Knezeviç, – 100 mijë dollarë për financimin e fushatës së kësaj force politike, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.

Knezeviç, i akuzuar për pastrim parash e që aktualisht mendohet të jetë në Londër, ka thënë për mediet vendase se kishte 25 vite që jepte fshehurazi parà për DPS-në. Vet kjo parti dhe Gjukanoviçi i mohojnë të tilla pretendime, e këmbëngulin se të gjitha donacionet janë shënuar në regjistrat financiare të DPS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat