Suedi, aktivistët ftojnë qytetarët të mos blejnë produkte izraelite

Evropë

Suedi, aktivistët ftojnë qytetarët të mos blejnë produkte izraelite

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:51
Foto

Një grup aktivistësh në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ftoi qytetarët të bojkotojnë prodhimet izraelite dhe të mos udhëtojnë në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e Shoqatës së Palestinezëve shpërndanin broshura dhe fletushka për kalimtarët në rrugët e kryeqytetit suedez për të paralajmëruar dhunën e Izraelit kundër palestinezëve.

Në broshura shkruante “Bojkoto produktet izraelite dhe mos blej” dhe “Mos udhëtoni në Izrael”.

Willi Reichhold, një nga aktivistët, për AA tha se Izraeli në kontinuitet ushtron presion dhe vret palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Ai paralajmëroi se paratë e shpenzuara për produktet izraelite më vonë përdoren kundër palestinezëve.

“Izraeli vret palestinezët, torturon ata dhe uzurpon tokat e tyre. Për t’i thënë ‘mjaft’, ne po përpiqemi të bojkotojmë produktet izraelite dhe të rrisim vetëdijen publike në mënyrë që të mos udhëtojmë më në Izrael për pushime”, tha Reichhold.

Ai shtoi se gjatë shpërndarjes së fletushkave, ata gjithashtu kanë mbledhur para për refugjatët palestinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat