May së shpejti bisedime me liderët e BE-së për Brexit

Evropë

May së shpejti bisedime me liderët e BE-së për Brexit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Theresa May

Kryeministja britanike, Theresa May do të bisedojë në ditët në vijim me të gjithë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe u dërgoi një letër deputetëve konservatore për unitet në lidhje me Brexit.

Në këtë letër, ku disa pjesë të shkëputura të saj u bënë publike të shtunën në darkë nga Downing Street, May i kërkon partisë së saj për të tejkaluar ndasitë.

‘’Zyrtarët konservatorë duhet të sakrifikojnë preferencat e tyre personale për shërbimin e lartë të interesit kombëtar”, shkruante ajo.

Të enjten, deputetët britanikë hodhën poshtë një mocion besimi ndaj përpjekjeve të May për të siguruar disa modifikime të marrëveshjes së Brexit, ndërkohë që anëtarë të partisë së saj abstenuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat