Shenjat e shtrigave në shpellat e Britanisë së Madhe - foto

Evropë

Shenjat e shtrigave në shpellat e Britanisë së Madhe - foto

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 23:26
Britani të Madhe

Qindra 'shenja shtrigash' për shmangien e shpirtrave të këqij dhe ndalimin e ngritjes së tyre nga nëntoka janë zbuluar në një shpellë gëlqerore në Britani të Madhe.

Shenja fetare dhe simbole besohet të jenë gdhendur për të shpëtuar zonën nga shpirtrat e këqij të vdekur.

Ato janë gjetur në Creswell Crags në kufirin midis Nottinghamshire dhe Derbyshire.

Ekspertët thonë se është koleksioni më i madh i shenjave të gdhendura të këtij lloji në Britani të Madhe.

Fillimisht ishte menduar se ato i takonin kohës së vikingëve, por tash pas studimit të tyre, shkencëtarët erdhën në përfundim se ato i takojnë periudhës së shekujve 17 dhe 18. 

Ekspertët thonë se shenjat ishin gdhendur në mure për të ndaluar shpirtrat e këqij të ngriheshin nga nëntoka.

Creswell Crags do të hapet për turistë më vonë gjatë këtij muaji, kështu që ata do të kenë mundësinë nga afër të shohin ‘shenjat e shtrigave’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat