Turqia arreston mbi 300 persona të lidhur me Gulen

Evropë

Turqia arreston mbi 300 persona të lidhur me Gulen

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Turqia arreston mbi 300 persona të lidhur me Gulen

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 324 persona të dyshuar për lidhje me imamin Fetullah Gulen.

Arrestimet u kryen në disa provinca, si dhe në rajonet më të gjera të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit. Më shumë se 760 njerëz u arrestuan javën e kaluar në të gjithë Turqinë.

Që nga grusht-shteti i dështuar i vitit 2016, 55.000 njerëz janë arrestuar në Turqi dhe 140.000 janë pezulluar nga puna ose janë shkarkuar.

Autoritetet akuzojnë Gulen për organizimin e grusht-shtetit më 15 korrik 2016, por Gulen, i cili jeton në SHBA, kategorikisht ka hedhur poshtë akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat