Varshava: Izraeli të shprehë ndjesë për akuzat për antisemitizëm

Evropë

Varshava: Izraeli të shprehë ndjesë për akuzat për antisemitizëm

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Israël Katz

Varshava pret nga qeveria e Izraelit të kërkojë ndjesë pas akuzave për antisemitizëm që kanë detyruar Poloninë të tëhriqet nga një samit që do të zhvillohet në Jeruzalem, deklaruan shumë përgjegjës të lartë polakë.

Shefi izraelit i diplomacisë, Israël Katz shkaktoi zemërimin e Varshavës pasi akuzoi se polakët kishin “ushqyer antisemitizmin me qumështin e nënave të tyre”.

“Autoritetet izraelite duhet të kërkojnë të falur për këto deklarata dhe t’i hedhin poshtë”, theksoi zëvendësministri polak i Punëve të Jashtme, Szymon Szynkowski vel Sek.

Polonia në lidhje me këtë çështje ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e SHBA-së, që është gjithashtu një aleat shumë i afërt i shtetit hebre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat