Hammond: Dalja pa marrëveshje nga BE një fatkeqësi reciproke

Evropë

Hammond: Dalja pa marrëveshje nga BE një fatkeqësi reciproke

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:12
Philip Hammond

Një Brexit pa marrëveshje do të ishte një fatkeqësi reciproke për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, deklaroi kancelari britanik i Thesarit, Philip Hammond.

”Kjo do të shkaktonte një goditje në ekonominë britanike dhe europiane”, theksoi ai.

Duke folur në darkën vjetore të Shoqatës së Kompanive të Prodhimeve Britanike (Make UK), Hammond theksoi se parlamentarët e mbretërisë duhet të ndalojnë të provojnë të fusin ndryshime në mekanizmin ”backstop” (klauzola mbrojtëse teorike e një kufiri pas Brexit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut), klauzolë që Brukseli nuk e pranon. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat