Putin u premton rusëve kushte më të mira jetese 'brenda këtij viti'

Evropë

Putin u premton rusëve kushte më të mira jetese 'brenda këtij viti'

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin u premtoi rusëve përmirësime të shpejta në kushtet e tyre të jetesës pasi ai foli të mërkurën për gjendjen vjetore të kombit.

"Ne nuk mund të presim, situata duhet të ndryshojë për mirë tani," tha Putini. "Brenda këtij viti (rusët) duhet të ndjehen ndryshimet për të mirë."

Udhëheqësi rus njoftoi disa politika që ai tha se do të rritin standardet e jetesës, duke adresuar normën e rënies së lindjeve të vendit, shkruan AFP.

Këto përfshinin përfitime të reja për fëmijë dhe ulje të taksave për familjet e mëdha.

"Ne bëmë dhe do të bëjmë gjithçka për forcimin e vlerave familjare", tha ai.

"Të ardhurat e familjeve ruse natyrisht duhet të rriten," tha ai.

"Parimet duhet të jenë - sa më shumë fëmijë, aq më pak taksat," tha Putini, duke shtuar se Rusia po kalon nëpër një "fazë të vështirë" në demografi.

Putin iu drejtua të dyja dhomave të parlamentit, ndërsa ai u përball me një rënie të paparë në vlerësimet e tij.

Një reformë jashtëzakonisht e papëlqyeshme që ngriti moshën e daljes në pension që Putini nënshkroi ligjin në tetor çoi në një ulje të madhe në mbështetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat