Lavrov: Perëndimi në mënyrë të ashpër shtyn vendet e Ballkanit në NATO

Evropë

Lavrov: Perëndimi në mënyrë të ashpër shtyn vendet e Ballkanit në NATO

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Sergej Lavrov

Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov mendon se perëndimi në mënyrë të ashpër po shtyn vendet e Ballkanit që të bëhen anëtare të NATO-së, duke mos shikuar në qëndrimin e popujve të këtyre shteteve.

"Perëndimi vazhdon me politikën e saj kokëfortë  të përfshijë këtë regjion në NATO duke injoruar në tërësi qytetarët që jetojnë në ato vende, krahas injorimit të leksioneve nga historia apo mirësive të njëanshme diplomatike” ka deklaruar në Moskë, ministri Lavrov shkruan agjencioni “Tass” transmeton “Bota Sot”

I po ashtu ka thënë se Rusia tash e sa kohë thërret në “ kthim në parimet bazë të raporteve ndërkombëtare të shkruara në Kartën e OKB-së dhe dokumentet e OSBE-së, përkatësisht në suverenitetin dhe barazinë mes shteteve, mos përzierjen në punë të brendshme dhe përmbajtjen në kërcënime dhe përdorimin e dhunës si dhe zgjidhjen  e konfliktit në mënyrë paqësore."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat