Kryeministrja e Serbisë bëhet me foshnje, partnerja e saj shumëvjeçare lindi djalë

Evropë

Kryeministrja e Serbisë bëhet me foshnje, partnerja e saj shumëvjeçare lindi djalë

Nga: F. B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Ana Brnabiç, Milica Gjurgjiç

Burime të portalit “Informer” kanë njoftuar se Milica Gjurgjiç partnerja shumëvjeçare e kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, sot ka lindur në spitalin “Narodni Front” dhe ka sjell në botë një djalë të shëndosh, që ia ka vënë emrin Igor, transmeton “Bota Sot”.

Kryeministrja serbe Brnabiç dhe partnerja e saj, mjekja Milica janë në një lidhje të gjatë dhe sipas të miqve të tyre ka kohë që kanë dashur të realizojnë rolin e prindit.

Nisur nga fakti se Serbia nuk njeh kurorëzimet e gjinisë s njëjtë dhe nuk kanë bankë të spermës, vajza e kryeministres së Serbisë me fekondim jashtë trupor ka mbetur shtatzënë, ndërkohë sot lindi foshnjën.

“Ato janë bashkë qe 9 vite, besoj se ato do të jenë prindër të shkëlqyeshëm shumë më të mirë se prindër të tjerë”, ka thënë një burim i afërt i bashkësisë LGBT.

Ato janë njoftuar në një klub nate, pastaj kanë vazhduar shumë kohë së bashku. Në fillim lidhja ishte sekrete ndërsa më pas emërimit si kryeministre sekrete dolën në publik. Tash gjërat kanë ndryshuar dhe ato dalin bashkë në publik.

Milica ka tërhequr vëmendjen e opinionit me pamjen atraktive dhe veshjet, punon si mjeke në Qendrën Klinike të Serbisë, ishte studente e dalluar me notën 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat