Ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave “smart”

Evropë

Ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave “smart”

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:00
Foto

Ushtarët rusë tashmë e kanë të ndaluar me ligj përdorimin e telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera teknologjike gjatë kohë sa janë me shërbim.

Parlamenti i Rusisë miratoi këtë ligj pas asnjë votë kundër që ndalon shpërndarjen e informacionit për ushtrinë e vendit të tyre.

Qëllimi është që të mos incizohen bisedat apo të bëhen fotografi ose video gjatë kohës që ushtarët janë në detyrë.

Po ashtu, ushtarët nuk kanë të drejtë të shkruajnë në rrjete sociale për detyrat e tyre ose gjithçka në lidhje me ushtrinë, ata nuk kanë të drejtë që të shpërndajnë informacione as me ish-ushtarakët e tjerë apo familjarë.

Megjithatë, ushtarët nuk janë të privuar nga e drejta e komunikimit me telefon, pasi ata kanë të drejtë të përdorin vetëm telefona që njihen si “të thjeshtë”.

Viteve të fundit, përmes fotove dhe videove të ndryshme, kishin dalë edhe pamje që tregonin për lëvizjet dhe misionet e ushtrisë, kjo më pas solli edhe reagimin e disa organizatave të të drejtave të njeriut për abuzime në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat