Abuzimet me fëmijë, Papa Françesku kërkon masa konkrete

Evropë

Abuzimet me fëmijë, Papa Françesku kërkon masa konkrete

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota po pret “masa konkrete” ndaj abuzimeve të fëmijëve nga priftërinjtë dhe jo thjesht deklarata që i dënojnë këto sjellje të pahijshme.

“Të gjithë njerëzit po shohin dhe presin nga ne që jo thjesht të dënojmë këto akte, por të marrim masa konkrete dhe efektive”, tha ai.

Kreu i Vatikanit foli në samitin 4-ditor “Mbrojtja e fëmijëve në Kishë” ku po marrin pjesë kardinalë nga më shumë se 130 vende të ndryshme të botës.

Dyshimet për abuzime seksuale që janë shfaqur në të gjithë botën kanë goditur Kishën Katolike romane, e cila është akuzuar për fshehjen e fakteve.

Nga kritikat nuk ka shpëtuar as vetë Papa Françesku për të cilin thuhet se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, pavarësisht se premtoi se do të ndërmarrë veprime kur u zgjodh në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat