Macron paralajmëron masa të reja ndaj antisemitizmit

Evropë

Macron paralajmëron masa të reja ndaj antisemitizmit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të marrë masa të reja të cilat do të luftojnë antisemitizmin, pasi shtimit të sulmeve të kësaj natyre.

Përpara liderëve hebraikë në Francë, Macron tha se vendi i tij tashmë do të njohë edhe antizionismin apo mohimi i së drejtës së Izraelit për të ekzistuar, si formë e antisemitizmit.

Gjithashtu, presidenti francez deklaroi se Parlamenti do të votojë një ligj të ri që ndalon gjuhën e urrejtjes në internet.

Macron u shpreh se ata që përdorin teknologjinë për të shpërndarë urrejtje do të përballen me ligjin.

Ai vizitoi edhe një varrezë hebreje, e cila ishte mbushur me simbole naziste. Ndërsa në Francë janë organizuar edhe tubime në mbështetje të komunitetit hebre.

Gjatë muajve të fundit, ka pasur një shtim të sulmeve me sfond antisemit në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat