Protesta në Kataloni

Evropë

Protesta në Kataloni

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 00:20
Kataloni

Mbështetësit e Pavarësisë së Katalunjës u rikthyen në rrugët e Barcelonës. Mijëra njerëz morën pjesë në manifestimin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet aktualisht ndaj dhjetëra liderëve separatistë në Madrid.

Protestuesit mbanin në dorë flamuj të rajonit të Katalunjës dhe parrulla ku shprehej mbështetja për rezultatin e referendumit të vitit 2017, ku shumica e pjesëmarrësve votuan pro pavarësisë nga Spanja.

Masat e sigurisë ishin të larta, ndërsa nuk pati konfrontime të dhunshme me policinë. Në mbështetje të protestët, grupe të ndryshme sindikalistësh zhvilluan një grevë 24-orëshe.

Në Madrid kanë dalë përpara gjyqit ish-Presidenti i rajonit katalan Oriol Hunheras dhe ish-pjesëtarë të tjerë të qeverisë. Ata akuzohen për mbajtjen e referendumeve të jashtëligjshme dhe nxitje të përçarjes kombëtare. Nëse shpallen fajtorë rrezikojnë deri 25 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat