Peshkopët francezë bien dakord për kompensimin e viktimave të abuzimit seksual

Evropë

Peshkopët francezë bien dakord për kompensimin e viktimave të abuzimit seksual

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:41
Peshkopët francezë

Ende duke u përpjekur që të kuptojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë në skandalin e abuzimit seksual klerik që trondit Kishën Katolike, peshkopët e Francës kanë rënë dakord të japin kompensim financiar për viktimat, rastet e të cilave bien jashtë statutit të kufizimeve të Francës, shkruan AP.

"Ne kemi rënë dakord në parim për të bërë një gjest financiar," tha Vincent Neymon, kreu i komunikimit për konferencën e peshkopëve francezë, për The Associated Press në një intervistë këtë javë. Ai tha se shpresonte të kishte një sistem për pagimin e viktimave në më pak se një vit.

Franca nuk ka qenë imune ndaj skandalit që ka shkaktuar një krizë besueshmërie për hierarkinë katolike dhe kjo është tema e një samiti në Vatikan këtë javë për parandalimin e abuzimit seksual dhe ndjekjen penale të priftërinjve pedofil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat