Komisioneri Hahn, shqetësim për gjendjen e mediave në Mal të Zi

Evropë

Komisioneri Hahn, shqetësim për gjendjen e mediave në Mal të Zi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Johannes Hahn vizitoi Malin e Zi

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn vizitoi Malin e Zi, ku zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Podgoricës dhe me opozitën e vendit.

Në një konferencë me gazetarë, ai tha se “Mali i Zi ka një perspektivë të qartë drejt BE-së dhe se bojkotimi i parlamentit nuk është një mënyrë evropiane për të zgjidhur problemet.”

Komisioneri Hahn theksoi se organizatorët e protestës, që po mbahen çdo javë në Mal të Zi, e kontaktuan atë për t'u takuar, por ai vuri në dukje se për shkak të kohës së kufizuar, me përfaqësuesit e protestuesve do të takohet i dërguari i BE-së në Mal të Zi, Aiva Orava.

Një vëmendje të veçantë Hahn ia kushtoj situatës në media dhe lirisë së shprehjes.

"Jam i shqetësuar për presionin mbi transmetuesin publik, për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve dhe sulmeve kibernetike", tha Hahn.

Komisioneri Hahn tha se “në rajon dhe në Malit të Zi mediat duhet të jenë vërtetë të pavarura dhe neutrale ndaj spektrit politik.”/VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat