“Tuneli i gënjeshtrave të presidentit Vuçiq”, protestuesit serbë nuk ndalen me protesta!

Evropë

“Tuneli i gënjeshtrave të presidentit Vuçiq”, protestuesit serbë nuk ndalen me protesta!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:44
Protesta “Një nga pesë milionë “në Serbi kanë vazhduar edhe mbrëmë

Protesta “Një nga pesë milionë “në Serbi kanë vazhduar edhe mbrëmë. Protestuesit mbrëmë me ecjen paqësore kërkuan shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe të Presidentit, Aleksander Vuçiq. 

E veçanta e kësaj proteste ishte që punonjësit shëndetësore për herë të parë i ishin bashkangjitur protestës.

Nga fjalimet që u mbajtën u theksua që Serbia nuk ka nevojë për një sundimtarë por për një person që i shërben popullit.

Image

Gjatë ecjes, protestuesit kaluan në tunelin e “Terazijski”, që e riemëruan “Tuneli i Gënjeshtrave të Aleksander Vuçiq”.

Përkundër protestave që kanë filluar që disa javë, presidenti Vuçiq ka thënë se kërkesat e protestuesve nuk i merr parasysh. 

Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat