Turqia lëshon urdhër-arrest edhe për 100 pjesëtarë të ushtrisë

Evropë

Turqia lëshon urdhër-arrest edhe për 100 pjesëtarë të ushtrisë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Autoritetet turke sot lëshuan urdhër-arrest për 100 pjesëtarë të ushtrisë dhe civilë të dyshuar për lidhje me imamin Fetullah Gulen.

Ankaraja zyrtare konsideron Gulen përgjegjës për përpjekjen e grusht-shtetit në vitin 2016.

Sipas Zyrës së prokurorit në Ankara, urdhër-arrestet u lëshuan për pjesëtarët e ushtrisë, 43 prej tyre me gradën toger dhe 50 me gradën e rreshterit.

Gjithashtu, janë lëshuar urdhër-arrest për një punonjës civil në Ministrinë e Tregtisë dhe nëntë persona që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata dyshohen se janë të lidhur me Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA për njëzet vjet.

Pas grusht-shtetit të dështuar, autoritetet turke po kryejnë spastrim në të cilin u arrestuan rreth 55,000 njerëz dhe më shumë se 140,000 të tjerë u liruan ose u pezulluan.

Ndryshe, imami Gulen ka hedhur poshtë pretendimet e Ankarasë zyrtare se qëndron prapa gusht-shtetit të dështuar në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat