Shtatë arsye pse Zvicra është shteti më i mirë në botë

Evropë

Shtatë arsye pse Zvicra është shteti më i mirë në botë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Zvicra u cilësua si shteti më i mirë në botë për të tretin vit radhazi, kryesisht për shkak të qëndrueshmërisë së saj ekonomike dhe politike.

Por përveç tyre, ky shtet ka edhe një sërë faktorësh të tjerë të cilët e bëjnë atë që edhe këtë vit të cilësohej si shteti më i mirë në botë.

Pra ndodhi sërish: Zvicra edhe këtë viti u cilësua si “shteti më i mirë” në botë në raportin vjetor të Shteteve më të Mira, një projket i përbashkët i shërbimit dixhital të lajmeve US News & World Report, kompanisë së marketingut Y&R dhe Shkollës Wharton, shkruan ‘monitor’.

Përveç shtatë arsyeve se përse ky shtet u rendit si më i miri në botë edhe për këtë vit, ishin edhe ato të shprehura nga një numër i lartë njerëzish të tilla si sistemi efikas tatimor, sistemi shumë i mirë arsimor, sistemi shumë i mirë shëndetësor, etj.

Ja se cilat janë 7 prej tyre:

1) Pjata më e mirë tradicionale

Ndërsa debati rreth pjatës tradicionale të njohur me emrin “foundes” është në lidhje me llojin e djathit që duhet përdorur, apo nëse tek kjo pjatë duhet shtuar edhe pak verë e bardhë apo raki qershie, asnjë nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me shijen fantastike që ka kjo pjatë, aq më shumë për mënyrën shumë të thjeshtë në të cilën përgatitet.

2) Heroi më i mirë kombëtar

A ka ekzistuar vërtet William Tell? A ekzistonte vërtet një hero zviceran me këtë emër, i cili nisi rebelimin popullor në shekullin e 14 duke vrarë Gesslerin? Apo ai është vetëm një mit i krijuar nga zviceranët? Por verifikime dhe analizime të tilla ne do t’ia lemë ekspertëve, sepse statusi i tij si heroi më i mirë kombëtar mbështetet kryesisht në një fakt tjetër, në shënjestrën e tij tepër të saktë, ai i gjuajti me shigjetë një mollë që ndodhej në kokën e djalit të tij.

3) Ushtria më e mirë

Shërbimet e armatosura kryesisht të Zvicrës janë të lidhura me vetë-mbrojtjen, dhe një gjë e tillë nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh fqinjët e fuqishëm të vendit. Duke qenë se Zvicra është një shtet neutral, ushtria e saj nuk përfshihet drejtpërsëdrejti në konfliktet ndërkombëtare, madje së fundmi ajo merr pjesë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.

4) Instilacionet më të mira ushtarake

Zvicra ka atë që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një prej kështjellave ushtarake më të bukura në botë. Villa Rose është një prej instilacioneve që daton që në vitin 1940. Instilacione të tilla ishin të vendosura përgjatë vijës Toblerone, nga malet Jura deri në Liqenin e Gjenevës, të projektuara kryesisht për të ndaluar trupat naziste.

5) Vendndodhjet më të mira për filmat me spiunazh

Edhe pse autoritetet zvicerane kanë bërë hapa gjigantë në drejtim të pastrimit të sistemit të tyre bankar gjatë viteve të fundit, zviceranët shpeshherë mërziten që ende konsiderohen si një prej shteteve me sistemin më të mirë të spiunazhit. Jo më kot edhe disa prej filmave më të famshëm të kësaj kategorie i kanë zhvilluar disa prej sekuencave të tyre në këtë shtet.

6) Sistemin më të mirë politik

Zvicra është një prej shteteve më sistemin më të mirë politik në botë. Ajo ka një qeveri të përbërë nga shtatë ministra nga katër partitë më të mëdha të vendit. Të pasurit e përfaqësuesve të partive të ndryshme në qeveri do të thotë që politikanët e partive të ndryshme politike janë të detyruar që të negociojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin për të arritur zgjidhjet e duhura.

7) Malet më të mira

Gjithashtu Zvicra ka malet më të mira në Evropë dhe ndoshta në botë. Me bukuri të rralla, me peizazhe të mrekullueshme dhe shumë të vizituara nga turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat