Angela Merkel paralajmëron prirjet agresive të Iranit

Evropë

Angela Merkel paralajmëron prirjet agresive të Iranit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Angela Merkel

Bashkimi Europian dhe Lidhja Arabe po kërkojnë një mekanizëm të përbashkët për të adresuar kërcënimin nga terrorizmi dhe krizat rajonale në Jemen, Siri dhe Libi, gjatë samitit të parë mes tyre që filloi të dielën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur për gazetarët, tha se udhëheqësit arabë dhe europiane duhet të adresojnë "prirjet agresive të Iranit." Gjithashtu ajo i kujtoi Teheranit se BE-ja e respektoi marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tërheqjes së ShBA-së.

"Ne europianët e mbështetëm marrëveshjen me Iranin, por tani po shohim një prirje agresive ndaj kjo është një pyetje që shtrohet para krerëve të Lidhjes Arabe dhe Bashkimit Europian. Diçka që duhet diskutuar së bashku"

Çështja e migracionit, e cila mbetet thembra e Akilit për europianët nuk mundi të përfshihet në axhendën e samitit, por kreu i Këshillit Europian Donald Tusk gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkëpunim.

Donald Tusk: Ne duhet të punojmë së bashku, pra vendet e origjinës, të transitit dhe vendet që u presin refugjatët për të shkatërruar rrjetet e trafikantëve që i nxisin njerëzit t’i hynë një rruge të rrezikshme, duke ushqyer skllavërinë moderne. Gjithashtu duhet të punojmë për të garantuar mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtave të tyre sipas ligjit ndërkombëtar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat