Epokë e re në marrëdhëniet BE-Liga Arabe - Bota Sot
Epokë e re në marrëdhëniet BE-Liga Arabe

Evropë

Epokë e re në marrëdhëniet BE-Liga Arabe

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 19:05
Krerët e Bashkimit Europian dhe të Ligës Arabe

Krerët e Bashkimit Europian dhe të Ligës Arabe shpallën sot, në përfundim të samitit të tyre të parë të përbashkët në Sharm El Sheik, një epokë të re në marrëdhëniet e tyre pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e njeriut.

Rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverishë që ishin mbledhur dje dhe sot vendosën të futen në një epokë të re bashkëpunimi dhe koordinimi për të përforcuar stabilitetin, pasurimin dhe mirëqenien e rajonit, sipas deklaratës së përbashkët të publikuar në përfundim të samitit.

“Diferencat, ndasitë që kemi kryesisht në çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut nuk duhet të na pengojnë që të shohim të ardhmen me optimizëm”, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë konferences mbyllëse.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sissi, pritës i samitit, përshëndeti cilësinë e shkëmbimeve, që u fokusuan mbi sigurinë, migracionin, zhvillimin ekonomik, por gjithashtu mbi konfliktin izraelito-palestinez dhe luftërat që shkatërrojnë Jemenin, Sirinë dhe Libinë. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat