May: Ia lë Parlamentit zgjedhjen e shtyrjes së Brexit

Evropë

May: Ia lë Parlamentit zgjedhjen e shtyrjes së Brexit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot deputetët britanikë se do t’ua linte atyre zgjedhjen për të shtyrë datën e Brexit për një periudhë të shkurtër dhe të kufizuar, nëse ata kundërshtojnë marrëveshjen e saj të largimit nga BE-ja dhe refuzojnë të dalin pa marrëveshje.

May theksoi se personalisht ishte kundër shtyrjes së afatit dhe nuk mund të shkohej përtej qershorit, pasi në rast të kundërt, Britania e Madhe duhej të merrte pjesë në zgjedhjet europiane në fund të majit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat