Armë gjermane në Jemen, por qeveria thotë se s’di gjë

Evropë

Armë gjermane në Jemen, por qeveria thotë se s’di gjë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:40
Foto

Armët gjermane kanë luajtur në Jemen një rol shumë më të madh se sa ka qenë e ditur deri tani. Këtë e zbuloi një ekip gazetarësh me pjesëmarrjen edhe të Deutsche Welles. Qeveria gjermane thotë se nuk ka pasur njohuri për këtë.

Një konvoj ushtarak lëviz ngadalë në një rrugë me pluhur në jug të Jemenit. Nga makinat xhip të hapura, ushtarë me uniforma sudaneze përshëndesin me dorë. Disa prej tyre tregojnë duke qeshur sinjalin e fitores dhe ngrenë në ajër armët. Janë mercenarë nga Sudani, që kanë ardhur për të luftuar në Jemen. Në përkrahje të aleancës të kryesuar nga Arabia Saudite, që përkrah qeverinë jemenite dhe luftojnë kundër rebelëve huthi. Lufta ka shpërthyer që më 2015 në Jemen dhe mijëra civilë janë viktima të saj. Kombet e Bashkuara flasin për një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë. Miliona jemenitë rrezikojnë të vdesin nga uria, shumë prej tyre fëmijë.

Agjencia e lajmeve AP, ka xhiruar konvojin në nëntor 2015 në afërti së qytetit port Aden. Mercenarët sudanezë nuk janë vetëm: Në video shihen automjete luftarake të ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë “oshkosh” të blinduar të prodhiit amerikan, të kombinuar me teknologji gjermane armësh. Në automjete janë montuar stacionet e armëve të modelit “fewas”, që janë prodhuar nga firma gjermane e armatimeve, Dynamit Nobel Defence që ndodhet në Burbach. Dy automjete u lokalizuan nga ekipi i gazetarëve, njëri në Aden dhe njëri në afërsi të qytetit bregdetar jemenit, Al Khawkhah. Në vitin 2009, qeveria gjermane i dha firmës Dynamit Nobel lejen për të eksportuarr stacione armatësh në vlerën e 81 milionë eurove, tel Emiratet të cilat zhvillojnë ofensivën tokësore kundër huthis në Jemen.

Armë gjermane në luftën e Jemenit? Qeveria gjermane thotë se gjoja nuk di gjë. “Unë nuk kam njohuri për një gjë të tillë,” i tha Deutsche Welles ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier (CDU). Armët gjermane, thonë ligjet për eksportin e armatimeve, nuk duhen dërguar në vende ku zhvillohen luftime të armatosura, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë të dy vendet, të cilat qeveria gjermane i sheh si “partnerë strategjikë”, kanë vazhduar të blejnë armë gjermane edhe pas fillimit të luftës. Por ministri thotë se ai nuk është në dijeni se armët përdoren atje.

Por nëse sheh me kudjes prodhimet e firmave gjermane të armatimeve dallohen tek fotografitë dhe videot që gjenden në internet në Youtue, Twitter dhe Google Earth. Një numër i madh burimesh të tilla ka analizuar projekti investigativ #GermanArms. Gazetarë të Deutsche Welles, revistës “Stern”, televizionit ARD, emisioni “report Mynih”, zyra hollandeze e kërkimeve “Lighthouse Reports” dhe rrjeti investigativ “Bellingcat” kanë gjetur shumë dëshmi të përdorimit të armëve gjermane në luftën e Jemenit, në tokë, ajër dhe det. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat