Gjermani, festohet “Dita e femrave të hazdisura”

Evropë

Gjermani, festohet “Dita e femrave të hazdisura”

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:03
Gjermani

Këlni është i famshëm për art, kulturë, karnavale dhe vizitorët nuk mbeten të zhgënjyer. Por, së fundmi ata janë ngazëllyer nga ajo që njihet si e enjtja e grave, apo dita e femrave të hazdisura.

Në këtë ditë nuk është çudi që të shohësh përqafime mes njerëzish që nuk njihen me njëri-tjetrin sepse kjo është pjesë përbërëse e Karnavaleve të Këlnit, ashtu si dhe muzika e birra.

Që në Mesjetë zonjat e shoqërisë së lartë kishin të drejtë që në këtë ditë të “lëshoheshin nga zinxhirët” dhe të festonin si t’u donte qejfi. Në shekullin e 18 një ditë të tillë përjashtimi e lejonin edhe disa manastire, ku murgeshave u lejohej të hanin e të pinin sa të donin dhe madje edhe të luanin kumar apo të kërcenin valle deri në mëngjes.

Tradita e festës së grave të hazdisura si festohet sot, nisi në shekullin 19, kur rrobalarëset e Beuel, pranë Bonit, vendosën që në këtë ditë të mos lanin, por të mblidheshin në një pijetore dhe të shanin burrat, që vetë shkonin të festonin dhe i linin gratë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat