Përmbyset autobusi me tifozë, 2 të vdekur dhe 24 të plagosur

Evropë

Përmbyset autobusi me tifozë, 2 të vdekur dhe 24 të plagosur

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:03
Pamje nga aksidenti

Një autobus që transportonte tifozë është përmbysur orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën Afyonkarahisar-Antalya, në Turqi, duke lënë 2 të vdekur dhe 24 të plagosur.

Agjencia e lajmeve “DHA” raporton se autobusi me tifozë të MKE Ankaragucu po udhëtonte nga Antalja për në Ankara, kur doli nga rruga rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Grupi i tifozëve kishin udhëtuar nga kryeqyteti turk për në Antalja, ku skuadra e tyre MKE Ankaragucu mundi mbrëmjen e djeshme 4 -2 në transfertë Antalyasporin.

Me mbërritjen e ambulancave u konfirmua që 2 tifozë kishin ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 24 të plagosurit u dërguan në spitalet më të afërta, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Klubi i futbollit MKE Ankaragucu në faqen zyrtare në rrjetet sociale u shprehu ngushëllimet të afërmve të viktimave. “Fundi i tyre nuk duhet të ishte i tillë. Ngushëllime të sinqerta. Jemi në zi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat