Shuhet fizikani rus Alferov, fitues i Çmimit Nobel

Evropë

Shuhet fizikani rus Alferov, fitues i Çmimit Nobel

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:12
Zhores Alferov

Shuhet në moshën 88-vjeçare Zhores Alferov, shkencëtari rus, që kishte fituar Çmimin Nobel për fizikë.

“Zhores Alferov vdiq sot”, shkruajnë mediat ruse, por shkaku i vdekjes së Alferov nuk është bërë publik.

Fizikaniti ishte dhe deputet komunist në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Alferov ka ndarë Çmimin Nobel për fizikë në vitin 2000 për punën e tij për gjysmë-përçuesit dhe teknologjinë e laserëve.

Ai ishte nderuar për inovacionet në teknologji, që tani përdoren gjerësisht, si në satelitë po ashtu edhe në telefonat celularë.

Ai kishte ndarë Çmimin Nobel me shkencëtarin gjerman, Herbert Kroemer dhe Jack Kilby nga Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat