Policia çeke arreston një serb të dyshuar për vrasje me pagesë

Evropë

Policia çeke arreston një serb të dyshuar për vrasje me pagesë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Policia e Republikës Çeke ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë serb që dyshohet se ka kryer vrasje me pagesë. Ai ka qenë i kërkuar nga autoritetet e sigurisë në tri shtete të ndryshme.

Zyrtarët policorë në Çeki kanë thënë se personi i arrestuar është i dyshuar për disa vrasje dhe ka qenë duke u kërkuar edhe nga autoritetet policore në Holandë, Hungari dhe Serbi.

Policia ka njoftuar se serbi është arrestuar në kohën kur ishte duke qëndruar në një hotel të Pragës, ndërsa operacioni ka qenë i organizuar në bashkëpunim me autoritetet e shteteve tjera.

Gjatë kontrollimit të dhomës ku ishte duke qëndruar i dyshuari, policia ka gjetur dokumente të falsifikuara, dy pushkë dhe municion, ndërsa i arrestuari e kishte të vendosur një parukë me qëllim të fshehjes së identitetit.

Ky person ishte dënuar me 14 vjet burgim në vitin 2004 nga autoritetet serbe për një vrasje, ndërsa besohet se ka kryer vrasje tjera me pagesë menjëherë pas lirimit nga burgu, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat