Macron: Të ndalohet financimi i partive nga fuqitë e huaja

Evropë

Macron: Të ndalohet financimi i partive nga fuqitë e huaja

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:22
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që të ndalohet financimi i partive politike evropiane nga fuqi të huaja.

Në një shkrimi të publikuar sot në shumë media, Macron propozon krijimin e një “agjencie evropiane të mbrojtjes së demokracive, të ngarkuar me mbrojtjen e zgjedhjeve në çdo shtet anëtar nga sulmet kibernetike dhe manipulimi”, shkruan ATSH.

“Ne duhet të ndalojmë nga interneti, nëpërmjet rregullave evropiane, të gjitha fjalimet e urrejtjes dhe të dhunës”, theksoi presidenti francez në këtë shkrim të publikuar dy muaj pra zgjedhjeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat