Greqi: Shiu bie 41 orë pa ndërprerë, regjistrohen 15.500 rrufe

Evropë

Greqi: Shiu bie 41 orë pa ndërprerë, regjistrohen 15.500 rrufe

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

Ishulli më i madh grek Kreta në periudhën nga 24 deri në 26 shkurt është goditur nga reshje të forta, duke shkaktuar përmbytje katastrofike.

Të dhënat nga dy stacione meteorologjike tregojnë se reshjet zgjatën rreth 41 orë pa ndërprerje.

Vetëm në shpatet lindore të Maleve të Bardha (Lefka Ori), zona me rreth 140 kilometra katrorë, pati mbi 80 milionë metra kub ujë, duke mos llogaritur shumën që ra në pjesën më të madhe të prefekturës së Hania.

Gjatë fundjavës së 24-26 shkurt, sistemi për përcjelljen e rrufeve në Observatorin Kombëtar të Athinës regjistroi gjithsej 15,500 rrufe në rajonin më të gjerë të Kretës.

Në përmbytjet e Kretës, një person humbi jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat