Një shkollë fillore në Birmingham që i mësonte nxënësit rreth homoseksualizmit si pjesë të programit për të sfiduar homofobinë ka ndaluar mësimet pasi qindra fëmijë u ndaluan që të shkonin në shkollë nga prindërit e tyre myslimanë, shkruan The Guardian.
Shkolla e komunitetit Parkfield në Saltley të Birmingham, ishte skena e një proteste javore kundër këtyre mësimeve, për të cilat prindërit mendojnë se promovojnë stilin e jetesës së homoseksualëve dhe transgjinorëve.
Në një letër drejtuar prindërve, shkolla bën të ditur se ka hequr këto mësime nga kurrikula shkollore.
Të premten 600 fëmijë myslimanë nga 4 deri në 11 vjet u ndaluan nga prindërit e tyre që të shkonin në shkollë. Vetë shkolla nuk e ka konfirmuar numrin e tyre.