Vatikani do të hapë arkivat. Do të tregojë gjithçka për Luftën e Dytë Botërore

Evropë

Vatikani do të hapë arkivat. Do të tregojë gjithçka për Luftën e Dytë Botërore

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:07
Foto

Vatikani do të hapë plotësisht arkivat e fshehta nga koha e Luftës së Dytë Botërore, kur Kishën Katolike e drejtonte Piu i XII. Pohimin e bëri vetë Papa Françesku.

Hapja e arkivave është kërkuar nga hebrenjtë për dekada të tëra. Disa përfaqësues të tyre e kanë akuzuar Papa Piun, i cili ka qenë në krye të Kishës Katolike nga viti 1939 deri në 1958, se nuk e ka kundërshtuar me forcë Holokaustin.

Mbrojtësit e tij, nga ana tjetër, pretendojnë se ai punoi në prapaskenë për të shpëtuar të persekutuarit nga nazistët e këmbëngulin të tregojnë se çeli dyert e Kishës për strehimin e hebrenjve. Por, Françesku thotë se “Kisha nuk ka frikë nga historia”, duke shtuar se trashëgimia e Piut ishte trajtuar me “disa paragjykime dhe ekzagjerime”.

Lajmi u mirëprit nga Komiteti amerikan-hebraik (AJC), një nga grupet kryesore të hebrenjve në botë, i cili e ka kërkuar hapjen e këtyre arkivave për më shumë se 30 vjet. Në vitet 1930, antisemitizmi i sponsorizuar nga shteti në Gjermaninë naziste hapi rrugën për Holokaustin, në të cilin u zhdukën 6 milionë hebrenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat