Ngrihet padi kundër "Eskobarit kroat"

Evropë

Ngrihet padi kundër "Eskobarit kroat"

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:46
Stjepan Prnjat

Një gjykatë në Rjekë ka ngritur aktakuzë kundër Stjepan Prnjat, i ashtuquajturi "Eskobari kroat" dhe tetë të tjerëve.

Ata janë të ngarkuar për krime, prodhim dhe trafikim droge. Gjatë aksionit janë arrestuar 6 shtetas kroatë, dy holandezë dhe dy spanjollë.

Ata akuzuar që nga janari 2017 deri 7 mars 2018, në Kroaci, Slloveni dhe vendet e tjera të BE-së kanë krijuar një shoqatë kriminale për të blerë dhe kontrabanduar sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut.

Kokaina është shitur në vendet e BE-së me një kosto prej së paku 23.000 euro për kilogram. Prnjat në Panama bleu 100 kilogramë kokainë për 300.000 euro, të cilën e solli në Kroaci përmes një kontejneri që përmbante 20 tonë mbetje të përziera, thuhet në aktakuzë.

Megjithatë, dërgesa nuk arriti në vendin e paraparë në Zagreb, pasi policia në mars të vitit të kaluar në portin e Rjekës konfiskuar 100 kilogramë kokainë të fshehur në plehra. Prnjat u arrestua në Lubjanë dhe u ekstradua në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat